Në kohën kur e gjithë bota është paralizuar nga pandemia globale si pasojë e koronavirusit, janë pezulluar edhe ritet fetare. Rasti konkret është sonte ku miliona njerëz në mbarë botën po kujtojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.
Ritualet e kësaj dite të shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.
Shumë vende në botë e kanë “bojkotuar” sonte ritualin e meshës së Shenjtë në kuadër të masave ndaj koronavirusit.
Shumë institucione ndërkombëtare kanë reaguar në lidhje më këtë situatë duke paralajmëruar ndikim në jetën tonë pas karantinës.
Më shumë se 1.6 milion njerëz janë infektuar me koronavirusin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhe të rasteve të raportuara në botë, me më shumë se 466,000 raste të infektimit.
Spanja dhe Italia pasojnë, njëra me 153,222 dhe tjetra me 143,626 raste të infektimeve me Covid-19.
Pandemia “paraqet një kërcënim të madh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo potencialisht mund çojë në një rritje të trazirave sociale dhe dhunës që do të dëmtonin shumë aftësinë tonë për të luftuar sëmundjen,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten.