Boksieri shqiptar nga Juniku i Kosovës, Robin Krasniqi, i cili garon për flamurin gjerman, arriti një fitore të rëndësishme ndaj kundërshtarit të tij Ronny Landaeta për titullin kampion “EBU” në divizionin e peshës së mesme (73 – 76 kg).
Krasniqi e nisi furishëm duke hedhu në tapet boksierin spanjol, gjë që solli dyshime nëse kjo ndeshje do të shkonte 12 raunde apo jo. Pavarësisht këtij fillimi të dobët, Landaeta arriti të mbledhë forcat dhe të duelojë deri në raundin e 12-të, por në fund gjyqtarët vendosën me vendim unanim për fitoren e 31-vjeçarit të lindur në Junik.
Ndërsa kishte zhvilluar 16 ndeshje pa asnjë humbje apo barazim, spanjolli u ndal nga Krasniqi, i cili në këtë garë për titull korri një fitore absolute.
https://youtu.be/aVfLZlWovi4
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post