Sot në 2-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, meshtari i Shkodrës Dom Artur jaku ka bërë thirrje që të ndalet dhuna dhe vrasjet pas ngjarjeve të rëndë në qytetin verilindor kohët e fundit.
“Sot nuk e kam një apel per qeverine sepse ajo do te gjykohet diten e zgjedhjeve, por e kam per ata qe vrasin, marrin nje jete. Mos harroni ju mund ti shpetoni policise, drejtesise, mund te jeni te lire pas nje krimi, por mos harroni se ka nje Zot qe nuk fal marrjen e nje jet”, ka thënë meshtari Jaku ndër të tjera.
Thirrja e tij vjen pas vrasjve të shumta në Shkodër, ndërsa policia pavarësisht aksioneve të saj të bujshme në Rus, Dobraç dhe Kiras, nuk ka arrestuar asnjë autor të dyshuar.
Ndërkohë meshtari Jaku ka dhënë mesazhe paqeje duke kujtuar dhe veprimtarinë bamirëse të Shën Terezës.
(B.H/Faxweb)