21:08 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Boll paqe me qeverinë e krimit”, thirrja e fortë e deputetit: Kjo e keqe rrëzohet me revolucion

10:47 | 07/08/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lefter Maliqi betohet me dy gishtat lart: Mandatin ma kishte borxh PD-ja, ata që janë jashtë…

Deputeti Lefter Maliqi në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale bën thirrje që populli të ngrihet në protestë dhe të marrë në dorë fatet e vendit.

Sipas Maliqit populli në shtator duhet të ngrihet fuqishëm sepse s’ka me kuptim pasi Rama rrëzohet vetëm me revolucion.

Me tej Maliqi shton se “vendi të kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme, me sistem mazhoritar te paster, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhi deputetet e vet, qeverine e vet, presidentin e vet.”

Postimi i plotë

Populli duhet te marre ne dore fatet e vendit. Socialistet e ndershem e te zhgenjyer, demokratet, qytetaret, artistet, studentet etj.Boll me paqe me qeverine e krimit, korrupsionit, oligarkeve, papunesise, droges, pasigurise. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit nuk egziston me pasi, keshillat bashkiak dhe kryetaret e bashkive jane njepartiake, demokracja e pergjithshme dhe institucionale ne rrezik pasi mbi 90% jane te kapura nga e njejta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as kushtetute, as dekret te Presidentit, nuk njeh as opozite pasi e ka nxjerr jashte funksionit pa perfaqesim ne parlament, pa perfaqesim ne pushtetin lokal, pa perfaqesim ne institucione.

Rama ska as frike, as turp, as moral nga protestat paqesore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi cdo dite, jave e muaj i kane plasur skandale me krime, korrupsion, pergjime, cenim te sigurise kombetare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetem qesh, ironizon cdo qëndresë,cdo stres e vuajtje tuajën, dhe per te hequr vemendjen nga nje skandal, sajon skandale te tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione te jashtligjshme, policore etj. Rama duke varferuar popullin duke e detyruar rinine dhe eliten e vendit te emigroj, mban nen presion opoziten, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston kedo qe e kundershton per te mbajtur pushtetin nen kontroll te plot. Vendi me krize te thelle e te rende politike, ekonomike dhe te pasigurise.

Vendi drejt diktatures dhe shuarjes se shpreses per hapjen e negociatave ne 18 Tetor. Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrezohet me revolucion qendrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rruget duke paralizuar gjithcka ne menyre qe vendi te kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme, me sistem mazhoritar te paster, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhi deputetet e vet, qeverine e vet, presidentin e vet.

Nese nuk beni kete atehere ky vend po shkon i sigurt drejt diktatures me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtesi, polici dhe shume shpejt dhe me president vetem te Rilindjes se krimit, droges dhe korrupsionit. Koha nuk pret, ne vjeshte duhet zgjim popullor, revolucion demokratik,qendrese e fortë.Ne vjeshte bien gjethet pemëve se bashku me to duhet te bien gjethet e Pemës se kalbur te Rilindjes se krimit. Ne vjeshte duhet te lind shpresa, besimi per te ardhmen e demokracise Europiane, per sundimin e ligjit dhe kushtetutes.

Etiketa: lefter maliqirevolucion
Pas

Misteri/ Zhduket një tjetër shkencëtare në Greqi, letra që i la të dashurit para se të largohej

Para

Presidenti Meta bllokon mazhorancën, i kthen ligjin për koncensionet dhe PPP-të

Para
‘’Videot flagrante nuk sjellin gjithmonë fundin e karrierave politike”, media austriake ‘’godet’’ Shqipërinë: Meta, Rama dhe 700 mijë eurot

Presidenti Meta bllokon mazhorancën, i kthen ligjin për koncensionet dhe PPP-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.