22:07 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Boll me qarje në FB!”, nesër duhet të bëjmë diçka për Florencin

10:03 | 23/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkruajtën se ka vdekur, reagojnë familjarët: Florenc Beqiraj është ende gjallë

Edhe pse mediat dhe rrjetet sociale prej disa ditësh vluan nga lajmi se 23-vjeçari Florenc Beqiraj po dergjej në një spital të Francës, asnjë reagim nuk pati nga shteti shqiptar.

Mirëpo pas vdekjes së tij ambasada shqiptare në Francë më në fund kujtohet të reagojë, duke thënë se po ndjek çështjen. Një çështje që tashmë nuk ka më asnjë kujtim as për familjarët e të riut.

Për heshtjen e shtetit dhe për të gjithë atë që ndodhi me rastin e Florencit, Shoqëria Civile ka nisur një thirrje për të protestuar gjatë ditës së nesërme.

Thirrja: 

Homazh-Protestë, të dielën, ora 12:00, Piramida. Florenci ishte njëri nga ne. I rritur me vuajtje nga prindër të palodhur shqiptarë guxoi të ikë nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Iku sepse kërkonte më shumë për veten. Iku sepse ky vend nuk kishte mundësi për të. Iku sepse dashuronte jetën por gjeti vdekjen. 

E lanë 28 ditë në paraburgim sepse nuk kishte me vete dokumentin. E therrën si të ishte bagëti dhe e lanë në dyert e spitalit si plaçkë pa zot. E vranë duke ja hequr tubat pa pyetur askënd. Shteti heshti. Heshti kur ai lindi, heshti kur ai u rrit e kërkonte një mundësi, heshti kur ai donte një punë, heshti kur ai u arrestua padrejtësisht, heshti kur e masakruan, heshti edhe kur e vranë. 
Shteti heshti!Por ne nuk do heshtim!!!

Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur!

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: florencishoqeria civilethirrjevdekja e te riut
Pas

Plagosje e dyfishtë në Himarë, arrestohet një prej të dyshuarve

Para

Rama pamje nga Lungomarja, ish-kryepolici: Nata mbulon horrllëqet!

Para
Rama pamje nga Lungomarja, ish-kryepolici: Nata mbulon horrllëqet!

Rama pamje nga Lungomarja, ish-kryepolici: Nata mbulon horrllëqet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.