13:02 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Boll u bëtë qesharakë!”, Veliaj: Çfarë provash do të prishja unë? Telefonin dhe lodrat e fëmijëve i ka prokurori

12:33 | 04/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Boll u bëtë qesharakë!”, Veliaj: Çfarë provash do të prishja unë? Telefonin dhe lodrat e fëmijëve i ka prokurori

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

I shkruan se ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorit Ols Dado për largimin e tij nga vendi, duke qenë se gjatë periudhës që ishte në hetim kishte dalë disa herë nga vendi dhe është rikthyer sërish.

Ai u ndal edhe tek fakti që vendosja e masës së sigurisë “arrest me burg” u vendos nën frikën e prishjes së provave.

Reagimi i Erion Veliaj:

Se mos prishen lodrat!
Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.
Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.
Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.
Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.
Cilat prova do të prish unë?
Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?
Çfarë provash do prish?
Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?
Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë.
Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!
Përqafime të gjithëve!

Pas

Gerta Meta për Fax News: Regjistrimi i diasporës tejkaloi pritshmëritë, por shtyrja e afateve mund të rrezikojë procesin

Para

ROBLOX i rrëzikshëm për fëmijët, të rriturit fshihen pas tij

Para
ROBLOX i rrëzikshëm për fëmijët, të rriturit fshihen pas tij

ROBLOX i rrëzikshëm për fëmijët, të rriturit fshihen pas tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.