19:21 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bolsonaro kthehet në Brazil, pritet ta ndihmojë opozitën djathtiste

13:34 | 30/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bolsonaro kthehet në Brazil, pritet ta ndihmojë opozitën djathtiste

Ish-presidenti djathtist i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten, më 30 mars. Ai u prit nga qindra përkrahës në aeroportin e kryeqytetit brazilian, Brazilia, për ta mirëpritur atë pas tre muajve azil të vetë-imponuar.

Zyrtarë të partisë së tij, Partisë Liberale, thanë se Bolsonaro, i cili nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e vitit të kaluar, pritet ta drejtojë opozitën ndaj presidentit majtist, Luiz Inacio Lula da Silva.

Mirëpo, Bolsonaro, para se të largohej nga Florida, kishte thënë për mediumin amerikan CNN se ai nuk do ta drejtojë opozitën ndaj liderit aktual të Brazilit.

Disa analistë kanë theksuar se gjatë mungesës së tij tre-mujore, politikanë të tjerë konservativë janë shfaqur në sferën politike të Brazilit.

Kjo është herë e parë që Bolsonaro është kthyer në vendlindjen e tij që kur përkrahësit e tij sulmuan ndërtesat qeveritare në Brazilia më 8 janar. Ai është nën hetime për rolin e tij në nxitjen e këtij sulmi.

Lula e kishte mposhtur me rezultat të ngushtë Bolsonaron në zgjedhjet presidenciale të 30 tetorit të vitit të kaluar. Njëjtë si Bolsonare, edhe shumë përkrahës të tij nuk e kishin pranuar rezultatin dhe ishin grumbulluar para kazermave të ushtrisë me shpresën se ushtria do ta rrëzonte presidentin e sapozgjedhur.

Por, institucionet braziliane, përfshirë këtu edhe ushtrinë, e pranuan rezultatin e zgjedhjeve dhe kalimin e presidencës te Lula. Pas kësaj, Bolsonaro nuk u shfaq shumë në publik, por mbështetësit e tij nuk ishin të qetë.

Ata sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasilia vetëm një javë pasi Lula mori pushtetin dhe më shumë se 1.500 njerëz ishin arrestuar.

Edhe pse Bolsonaro ishte në Florida kur ndodhi ky incident, hetuesit argumentojnë se retorika e tij – duke mos e pranuar vlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe duke thënë se vetëm zoti apo vdekja do ta largonte nga karrigia – i kishte nxitur protestuesit.

Bolsonaro është gjithashtu nën hetim për dyshimet se tentoi të importonte dhe mbante ilegalisht bizhuteri në vlerë prej miliona dollarësh iu dhanë atij dhe gruas së tij nga Arabia Saudite në vitin 2019. Bolsonaro është thirrur për të dëshmuar për këtë rast brenda më pak se një jave.

Pas sulmit ndaj ndërtesave qeveritare, policia i ka ndërmarrë disa masa, si rrethimi i sheshit të kryeqytetit. Sipas mediumit brazilian, O Globo, në mesin e turmës që e priti në aeroport Bolsonaron kishte më shumë policë sesa përkrahës.

Ai pritet të takohet me bashkëshorten e tij, Michelle, dhe liderët e partisë në selinë e Partisë Liberale. REL

Pas

I shpallur në kërkim për shpërndarje droge, kapet 30-vjeçari (EMRI)

Para

“SPAK të mos bëjë të paditurin”, PD: Prova përfundimtare e lidhjes së Ramës me bandën e inceneratorëve është thjeshtra e tij

Para
“SPAK të mos bëjë të paditurin”, PD:  Prova përfundimtare e lidhjes së Ramës me bandën e inceneratorëve është thjeshtra e tij

"SPAK të mos bëjë të paditurin", PD: Prova përfundimtare e lidhjes së Ramës me bandën e inceneratorëve është thjeshtra e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.