17:13 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bolton: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, nuk e kundërshtojmë rregullimin e territoreve

15:46 | 24/08/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bolton: Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, nuk e kundërshtojmë rregullimin e territoreve

Këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizitë ne Kiev, ku mori pjesë në shënimin e 27 vjetorit të pavarësimit të Ukrainës.

Ai tha se mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur ndër çështjet më me peshë dhe shumë njerëz kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë por, ato kanë dështuar. Ai tha se ka shenja se të dyja qeveritë janë të vullnetshme që të negociojnë për këtë.

“Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të qëndrojmë në rrugë dhe nuk mendoj që kushdo në Evropë do të qëndrojë në rrugë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme”, tha zoti Bolton.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Më 13 gusht, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

Të dy presidentët pritet të takohen ndërkaq të shtunën në Austri në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut, ku do të diskutohet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. /VOA/

Pas

Përplasen dy makina te mbikalimi i Gostilit, plagosen 4 persona, një në gjendje të rëndë (Video)

Para

Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit, PD: Shpëtuan nga burgu Ministren e Drejtësisë

Para
Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit, PD: Shpëtuan nga burgu Ministren e Drejtësisë

Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit, PD: Shpëtuan nga burgu Ministren e Drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Krimet zgjedhore, SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD-së në Fier

Gjykata Supreme e SHBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Donald Trump

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.