Gazetari Artan Hoxha njohet për deklaratat e tij të forta dhe parashikimeve që jo përherë dalin.
Dje ai ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin, dhënien nga gjykata paraprakisht të masës “arrest me burg” dhe pas 48 orëve ndryshimin në “arrest shtëpie” për të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se vendimi është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.
“Gjykatësi është kërcënuar dhe është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej, ka marrë vendimin që do ti lërë në “arrest shtëpie” dhe u ka çuar policin te dera. E ka policia kriminale informacionin që ai është kërcënuar,” – tha Hoxha.
Kujtojmë se dje Gjykata e Lezhës la në arrest shtëpie 12 zyrtarët e bashkisë Lezhë, të cilët u arrestuan të premten.
Seanca u zhvillua në një ambjent të tensionuar, ndërsa qindra qytetarë kishin rrethuar gjykatën duke protestuar për lirimin e Frrokajt.
(E.K/FAXWEB)