“Soros dhe Shqipëria”, kjo është tema e diskutimit në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’. Të ftuar në formatin e gazetarit Ylli Rakipi, janë analistët Fatos Lubonja, Henri Cili, Andi Bushati dhe kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, të cilët kanë ndarë opinionin e tyre sa i takon ndikimit të multimiliarderit George Soros, në botën politike në botë, apo dhe në Shqipëri si dhe përplasjet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Kreshnik Spahiu u shpreh se historia e Sorosit nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, pasi është një oligark i tipit masonik.
“Influencën e vet Soros e nisi në vitin 1992, dhe të gjitha lidhjet i bëri me elementë të majtë dhe të sigurimit të shtetit. Janë 10 politikanë sot që kanë lidhje me Soros dhe i pari është kryeministri Rama. Këta kanë marrë financime nga Soros. Fondacioni ka ndërhyrë në politikën e brendshme të shumë shteteve. Ai erdhi më një shoqëri të hapur për të mbështetur organizatat joqeveritare dhe i prishi në themel të gjitha organizatat joqeveritare. Fondacioni i Soros ka qenë pjesë e grushtit të shtetit në 21 janar”, u shpreh kreu i AK-së. (A.R/SHUPLAKA)