Kryetari i partisë ‘’Shpresa Demokratike’’, Pëllumb Pilinci i ftuar në Faxnews me gazetarin Albi Rakip ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit.
Pilinci është shprehur se SPAK po kryen kontrolle kudo dhe nuk do të ketë zgjedhje të dielën por do të formohet qeveria teknike dhe në krye të saj do të jetë ai vetë.
“Kam thënë se nuk do të bëhen dhe do të ketë arrestime. Zgjedhjet nuk bëhen, neser unë deklaroj publikisht në televizorin që kemi hapur që do të bëhet qeveri teknike. Kudo e dinë se do të bëhet qeveri teknike.SPAK po kontrollon kudo për të dy partitë, që të dy partitë janë një degë pasi investimet e tyre janë nga SOROS. SOROS në Amerikë nuk e njeh askush, por të dy partitë bëjnë pastrim parash. Ju po thoni që po bëhen zgjedhjet dhe PD ka sjellë një person nga Amerika, që foli dhe tha se është republikan dhe tha se është komuniste Partia Republikane të njëjtë me Edi Ramën por që janë dy gjëra të ndryshem. Nuk ka marr 6 milion por tre herë më shumë, nuk ka zgjedhje por arrestime.Tirana është rrethuar se thuhet se do të digjet, por jo asgjë sepse ne i kemi në kontroll. Unë thash se nuk ka zgjedhje në Kosovë dhe ajo ndodhi se nuk pati zgjedhje pasi nuk ka qeveri”, ka thënë ai.
Sipas tij para dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit do të ketë shumë arrestime
“Zgjedhjet do të shikoni të dielën në mëngjes se para zgjedhjeve do të ketë shumë arrestime dhe pas arrestime. Unë them nuk janë zgjedhje, por do kete qeveri teknike. Nuk ka zgjedhje por hidherim, për 3 % ka shume hidhërim për 97% ka shumë mbështetje e gezim”, ka thënë ai.
Sipas tij qeveria teknike do të përfaqësohet nga ai e do të përbëhet bga njerëz të ardhur nga jashtë.