Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk i është përgjigjur sot interesimit të Fax News, lidhur me përplasjen që po ndodh në Siri, dhe bombardimet e Erdogan mbi popullsinë kurde.
Yoruk është shprehur se Erdogan përpara se të niste operacionet në Siri ka telefonuar Trump dhe Putinin dhe qëllimi nuk është goditja e kurdëve, por e disa grupeve terroriste.
“Përpara se Erdogan të niste operacionin në Siri ka telefonuar Trump dhe Putin.
Ky operacion nuk është kundër kurdëve, pasi kurdët nuk janë armiqtë tanë janë vëllezërit dhe motrat tona.
Ne synojmë vetëm shkaterrimin e grupeve kriminale, grupeve terroriste si PKK, PYD dhe YPG”, është shprehur ambasadori turk.
Ndërkohë që ai nuk ka preferuar që të përgjigjet lidhur me zhdukjen e dyshimtë të kapitenit të anijes turke në brigjet shqiptare Sezgin Yavuz, që dyshohet se ishte pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ambasadori është shprehur se në rast se do të diskutonte mbi këtë temë, do të largohej vëmendja nga ngjarja kryesore, që është ajo e luftimit të grupeve terroriste në Siri nga ana e Turqisë.
Me këmbënguljen për të marë një prononcim për kë ngjarje e cila mori vëmendje të madhe në fund të muajit Gusht dhe në fillim të muajit Shtator, Murat Ahmet Yoruk kan treguar edhe disa detaje të padëgjuara më parë nga pista e hetimeve.
Ai thotë se e pista e dyshimit deri më tani është që kapiteni i jahtit është zhdukur ose ka rënë në ujë që në Mal të Zi, ku mjeti lundrues sipas tij mund të ketë humbur kontrollin që aty, dhe kapiteni mund të ketë rënë në ujë në ujërat vendit fqinj ku dallgët nga veriu ta kena dërguar trupin në Kroaci.
“Duke qenë se trupi nuk është gjetur akoma as në Shqiperi as në Mal të Zi, çështja do të mbyllet dhe jahti do të terhiqet javën tjetër nga Turqia. Duhet sqaruar se trupi i zhdukur ka qenë i kapitenit të jahtit dhe jo biznesmenit, pronarit të mjetit siç është transmetuar në disa media shqiptare. Në jaht nuk ka pasur njolla gjaku apo shenja të tjera që mund të ngjallin dyshime të tjera prandaj çdo pistë tjetër eleminohet”, tha për Fax News Ahmet York.
Prej një jave tashmë në Siri janë duke u kryer bombardime nga ana e Turqisë, mbi popullsinë kurde, poe që Erdogan pretendon se në objektiv janë vetëm grupet terroriste.
Ofensiva nisi pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga veriu i Sirisë, dhe është dënuar ashpër veçanërisht nga Franca dhe nga Gjermania. Sipas tyre kjo do të hapte rrugën e terroristëve të ISIS për të hyrë në Europë.
(E.K/Faxweb.al)