00:41 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bombardimet ruse në Ukrainë, sa persona kanë vdekur deri tani

08:39 | 24/02/2022
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bombardimet ruse në Ukrainë, sa persona kanë vdekur deri tani

Të paktën shtatë persona janë vrarë, nëntë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse, thanë autoritetet ukrainase të enjten.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha të enjten se u kishte bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë. (lexo lajmin)

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë.

Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”, ka thënë ai.

“Asnjë panik. Ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”, ka shtuar më tej Zelensky.

Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan trupa në kufijtë e saj të enjten, thanë zyrtarët dhe mediat, pasi Presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që ai e quajti një operacion special ushtarak në lindje.

Vladimir Putin nga ana e tij ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

“Tani disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë.

Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj. 

Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se dëgjohem”, deklaroi Putin. (lexo lajmin) 

Ndiqni live deklaratat e NATO dhe BE:

Lexo edhe lajmin kryesor:

Rusia nis ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, sulmohet me raketa edhe Kievi

Pas

“Rusia të tërhiqet menjëherë”/ BE dënon sulmin ndaj Kievit: Kjo është një luftë agresioni!

Para

‘Nuk ka prugator për kriminelët e luftës’, ambasadori ukrainas në OKB bën deklaratën e fortë në sy të kolegut rus: Thërrisni këtu Putin, Lavrov…

Para
‘Nuk ka prugator për kriminelët e luftës’, ambasadori ukrainas në OKB bën deklaratën e fortë në sy të kolegut rus: Thërrisni këtu Putin, Lavrov…

'Nuk ka prugator për kriminelët e luftës', ambasadori ukrainas në OKB bën deklaratën e fortë në sy të kolegut rus: Thërrisni këtu Putin, Lavrov...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.