Ushtria ruse sot ka kryer një sulm ajror mbi Kievin, duke bombarduar ndërtesat kolektive që ishin të banuara nga civilët.
Ata nuk kursyen askënd, madje disa prej bombave kanë rënë shumë pranë kopshteve të lodrave për fëmijë, transmeton Telegrafi.
E këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka bërë të ditur se një prej të lënduarve në sulmet ajrore është një grua ruse.
Në fakt në një postim në Twitter, ai ka bërë të ditur se në bllokun e ndërtesave kolektive që është bombarduar është lënduar një grua ruse.
“Rusët gjuajnë rusët”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.
Në anën tjetër një person raportohet se ka humbur jetën, kurse ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë t’i shpëtojnë civilët, që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara. /Telegrafi/