Për shpërthimin me bombë që ka ndodhur pranë zyrës elektorale në lagjen “18” të qytetit të Durrësit ka reaguar edhe Lefter Koka. Sipas Kokës “askush nuk mund te ndalë vullnetin e qytetareve të ndershëm durrsake! As Zagaret e Rilindjes!”.
“Në orën 2 pas mesante ka ndodhur një shpërthim. Kjo është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste, i bëj thirrje policisë të marr masa. Rilindja është një grup shumë i vogël në Durrës, të mos luajnë, se nuk do të ketë forcë që të ndalojë qytetarët. Të gjithë këta do të përballen me forcën e rinisë shqiptare. Ia kuptoj ankthin atyre, por mezi presin që të mbarojë zgjedhjet që të mbjellin sërish hashash por kjo nuk do të ndodhë pasi LSI do të drejtojë vendin. Këta nuk janë as qytetarë të Durrësit por janë Zagarë të Rilindjes”, u shpreh Koka.
Sipas policisë mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë natës në lagjen 18. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur para zyrës elektorale të LSI-së. Mësohet se grupi hetimor evidentoi një sasi të vogël shpërthyese. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale. Mësohet se Policia ka nisur hetimin për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ne datë 23.06.2017, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.
Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)