Me entuziazëm është pritur mbërritja e Leonardo Bonuçi në Milano. Ai do të kryejë testet mjekësore me klubin e ri, pas largimit nga kampionët e Juventusit.
Tifozët e Milanit mjaft të emocionuar kanë pritur makinën e tij kur ka hyrë në ambjentet e klubit. Duhet thënë se pavarësisht afrimeve të tjera blerja e Bonuçit është dhe më e bujshmja e sezonit.
Bonuçi largohet nga Juventus në rrethana të çuditshme që ende nuk janë bërë të ditura për mediat.
Jo më larg se mëngjesin e sotëm Milan afroi dhe kapitenin e Lacios Lucas Biglia. Duket se kuqezinjtë këtë vit do të jenë pretendentë kryesorë për tu rikthyer te titulli në Seria A. (E.K/SHUPLAKA)