Leonardo Bonucci ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i grumbulluar me Milanin, për të mbërritur në Torino rreth mesditës së sotme.
Më pas Bonucci shkoi në zyrat e klubit ku firmosi edhe kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur për 5 vite me bardhezinjtë, duke pranuar një reduktim të pagës në 5 milionë euro, nga 7.5 që fitonte te Milani.
Tifozët bardhezinj të pranishëm para ambienteve të klubit ishin rreth 30, por zyrtarët vendosën që të shmangnin kontaktin e tyre me Bonuccin.
Kjo pasi tifozëria e Juventusit nuk e ka mirëpritur aspak rikthimin e Bonuccit, i cili jo vetëm që u largua në mënyrë aspak miqësore nga Torino verën e kaluar, por edhe festoi në golin që shënoi ndaj bardhezinjve, me bluzën e Milanit.
Tashmë Bonucci pritet të zbresë në stërvitje me lojtarët që kanë mbetur në Torino, si cristiano Ronaldo, Dybala, Cuadrado, etj.