E ardhmja e Leonardo Bonuçit duket se do të jetë në Bundesligë. Mbrojtësi italian i ka lënë lamtumirën përfundimtare Juventusit dhe do të transferohet tek Union Berlin.
Për ish-kapitenin e bardhezinjve ishin në garë edhe Lazio dhe Genoa. Por në fund ka qenë klubi gjerman që ka bërë goditjen vendimtare.
Bonuçi kishte edhe një vit kontratë me Juven, por do të kalojë në Gjermani me transferim të lirë dhe të përhershëm. Paga e mbrojtësit do të paguhet pjesërisht nga Juventus dhe pjesërisht nga Union Berlin.
Bonuçi ka veshur fanellën e Juves për 12 sezone duke kryer 500 paraqitje sezonale.
Discussion about this post