03:36 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bonusi i pranverës në dispozicion për të gjithë pensionistët”, Rama: Duhet të bëjmë diçka për zbutjen e rritjes së çmimeve jashtë logjikës

09:05 | 20/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bonusi i pranverës në dispozicion për të gjithë pensionistët”, Rama: Duhet të bëjmë diçka për zbutjen e rritjes së çmimeve jashtë logjikës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e tij virtual me qytetarët në rrjetet sociale, duke njoftuar se bonusi i pranverës për pensionistët është miratuar nga qeveria më 9 janar 2025. Sipas vendimit, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 100 euro, ndërsa ata me pensione mbi këtë shumë do të marrin 50 euro.

Në përgjigje të kritikave se kjo masë është ndërmarrë për qëllime elektorale, kryeministri u shpreh: “Natyrisht, kur vijnë zgjedhjet bëhet një lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv.”

Duke adresuar shqetësimet mbi rritjen e çmimeve, Rama vuri në dukje se qeveria është e vetëdijshme për ndikimin e tyre dhe po punon për të zbutur efektet e kësaj rritjeje. Ai theksoi se, ndonëse çmimet në treg përcaktohen nga kërkesa dhe oferta, qeveria ka marrë masa për të mbrojtur konsumatorët, duke mbajtur çmimin e energjisë për familjarët nën koston reale.

 

 

Kryeministri gjithashtu vuri në dukje rritjen e numrit të kompanive aktive në vend, nga rreth 100,000 kur mori detyrën, në 250,000 aktualisht, duke e cilësuar këtë si një tregues domethënës të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje, bla bla bla.

Jemi të vetdijshëm se duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e çmimeve që janë edhe jsahtë logjikës, por shifrat dhe faktet flasin vetë dhe nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani, sot janë 250 mijë kompani aktive në Shqipëri. Është një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër ka një tjetër shifër të rëndësishme”, u shpreh ai.

Pas

“Na ka marrë shpirtin”/ Rama jep lajmin: Në fund të marsit hapet tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit

Para

Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

Para
Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.