Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e bonusit prej 8 mijë lekësh për pensionistët, si një masë nga qeveria për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.
Për disa nga pensionistët, të pyetur nga Faxnews, kjo është dicka e mirë por ata shprehen se nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre më e mirado të ishte që këtë shtesë ta merrnin çdo muaj me pensionin e tyre.
“Do marr pensionin. Nuk na ka dhënë asnjë njëri deri më sot, e morëm 5 mijë lekshin dhe do marrim edhe këtë. Ai zgjedhjet të fituara i ka.
E mora shpërblimin e faleminderit shumë, e zë një vend ajo. E mjaftueshme nuk është. Sikur të na e shtonte këtë 80 mijë lekë në pension.
Të punosh 15 vjet nën tokë dhe të marrësh 190 mijë lekë në muaj. Skemi ca themi më. Nuk është e mjaftueshme”– kanë thënë pensionistët.