Për katër orë me radhë “Shuplaka” nxori sot një sondazh në faqen e ”Facebook”-ut për të pyetur ndjekësit se kush do të jetë forcë e parë në 25 qershor midis PS, PD dhe LSI.
Pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi e lartë ku postimi u pa mbi 26-mijë mijë herë dhe pati reagime të shumta (të përkthyera më pas në vota sondazhi) .
Gjithsej ishin 2526 reagime ”like”, ”zemër” dhe ”wow”, të cilat u konsideruan si vota.
Rezultatet:
LSI-52,57%
PS– 24,98%
PD-22,45%
Komentet në këtë sondazh ishin të shumta ku shkuan në mbi 1600 të tilla dhe mbi 40 ”Share”. Kjo ishte një mënyrë për të testuar opinionin publik teksa jemi vetëm 9 ditë larg zgjedhjeve të 25 qershorit.
Pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. Sondazhe të tilla do t’i përsërisim sërish./SHUPLAKA
Discussion about this post