Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, në orën 19:00 zhvilloi një mbledhje me drejtorët dhe stafin e emergjencave në bashki për të diskutuar problematikat e situatës së krijuar këto ditë me reshjet e dëborë.
Në mbledhje u vendos që menjëherë pas ndërprerjes së reshjeve, duke nisur nga dita e nesërme të ndërhyhet për hapjen e rrugëve në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod e Bicaj, e gradualisht edhe në njësitë e tjera. Me mjetet e Bashkisë dhe të kompanisë kontraktuese për mirëmbajtjen dimërore synohet që më shumë se 80% e rrugëve të hapen.
Në mbledhje u diskutua edhe për masat e tjera organizative për shërbimin mjekësor, furnizimin dhe garantimin e ngrohjes në objektet shkollore, çerdhet e kopshtet, konviktin e institucioneve të tjera në vartesi. Sigurimi i furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm e bashkëpunimin me të gjitha institucionet e tjera.
Kryetari i bashkisë kërkoi edhe nga kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e rrugeve nacionale në territorin e Bashkise si Kukës-Dibër, Kukës-Ura e Zapodit dhe Kukës-Fush Arrëz.
Kryetari i Bashkisë u bëri thirrje të gjithë institucioneve të tjera shtetërore për bashkëpunim në situata të tilla përfshirë edhe deputetet e Kukësit për të ofruar ndihmën e mbështetjen e tyre në përballimin e situates.
Gjithashtu kryebashkiaku i bëri thirrje edhe 3 deputetëve të Kukësit që të kenë vëmendjen për situatën.
Discussion about this post