Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problemet e para, ku një ndër zonat më turistike të veriut të Shqipërisë, Thethi, është bllokuar.
Mësohet se reshjet që vijojnë prej një jave kanë izoluar Thethin, por ndonëse rrugët ishin vështirësisht të kalueshme, sot ato janë bërë të pakalueshme. Akset Bogë-Theth, Fushë Okoli-Bogë-Rranxa Theth, nuk mund të kalohen nga anjë automjet, ndërsa kanë mbetur të izoluar të gjithë banorët e zonës së Thethit dhe Shalës, si dhe afro 350 biznese që funksionojnë si bujtina.
Banorët e zonës apelojnë për ndihmë dhe vëmendje, pasi sipas tyre prej vitesh e kalojnë dimrin në izolim të plotë dhe me mungesë të energjisë elektrike.
(B.B/ Faxweb.al)