Moti i keq paralizoi transportin në përgjithësi në zonat rurale të Bashkisë Librazhd dhe Përrenjas. Në disa fshatra shkollat u mbyllën dhe në disa të tjera proçesi mësimor vazhdoi i reduktuar.
Po pak kush flet për heronjtë e arsimit të Librazhdit që ju deshën të përballeshin me kushtet e ekstrimit të motit për të qënë pranë nxënësve të tyre duke ju dhënë dijet përkatëse.
Trashësia e dëborës që arriti deri në 1.5m në disa zona, e bënte të pa mundur lëvizjen e mjeteve transportuese.
Të gjëndur në këto kushte, arsimtarët e Librazhdit janë detyruar si kolektiv të shkonin nëpër shkollat e tyre në këmbë, duke ecur orë të tëra nëpër vështirësitë e dëborës.
(E.K/FAXWEB)