Për herë të parë pas 32 vitesh qyteti i Sarandës është mbuluar nga reshjet e borës, në këtë qytet nuk binte që prej vitit të larët 1985.
Ndërkohë kjo nuk mund të lëjë pa angazhim dhe Bashkinë në Sarandë për të zhbllokuar rrugët në rast të një bllokimi të mundshëm.
Gjatë mëngjesit të sotëm Policia Bashkiake e Sarandës ka filluar një aksion për shpërndarjen e kripës nëpër rrugët e territorit të Bashkisë Sarandë.
Megjithëse kjo inisiativë mbetet një aksion për tu përshëndetur, mbetet enigmë përse shpërndarja e kripës bëhet nga policia bashkiake dhe jo nga punonjēs të specializuar të firmave kontraktuese për mirēmbajtjen e rrugëve. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”673″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=buIP864gcuU