Si pasojë e reshjevetë borës që kanë rënë në disa qarqe të vendit, janë shfaqur dhe problemet e para në akset rrugore dhe në qarkullimin e mjeteve. Në Korçë trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësinë 1000 metra mbi nivelkin e detit, ndërkohë që po punohet për zhbllokimin e akseve.
Të kalueshme me zinxhirë derimë tani janë aksi Korçë-Dardhë, Korçë -Qafë e Qarrit dhe pjesërisht Korçë-Voskopojë. Akset e tjera të kalueshme pa problem ndërsa duhet treguar kujdes në lëvizjen e automjeteve. Trashësia e borës në zonat malore ka shkuar deri në 20 cm.
Situata paraqet problematika dhe në Kukës, ku i gjithë qarku është përfshirë nga reshje intesive që prej mbrëmjes së djeshme. Trashësia e borës në Shishtavec ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa për momentin situata paraqitet joproblematike në rrugën e Kombit, ku qarkullimi duhet kryer me zinxhir.
Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike njësia administrative Bytyç dhe Margegaj në Tropojë, Golaj në Has, Shishtaveci, Topojani,Gryk- Cajë, Bishtricë dhe Ujmishti në Bashkinë Kukës.
Reshje kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit, ndërsa sasia e madhe ka rënë në njësinë administrative Steblevë në Prrenjas , por edhe njësinë administrative Rrajcë në Librazhd. Ndonëse qarkullimi kryhet me vështiresi në këto dy njësi rrugët janë të hapura.
Problem për bashkinë e Prrenjasit është mungesa e energjisë elektrike qysh prej një natë më parë. Në Elbasan reshjet e dëborëa kanë përfshirë edhe pikën turistike Gjinar, ku mësohet se ka rënë 6- 7 cm dëborë, por pa problem në qarkullim.
Edhe në Gramsh dëbora ka përfshirë zonat më të largëta , si Grabovë, Poroçan, Skenderbegas dhe Lenie. Aktualisht sipas emergjencave civile situata është nën kontroll. Duke qenë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, nuk ka pasur probleme as me transportin e nxënësve në shkolla.
Qafë Thanë trashësia e borës ka arritur në 30,rruga e kalueshme. Stëblevë 20 centimetra, Sopot 40 cm, Polis 30 Cm, Çermenikë-Gurakuq 30 cm, Rrajcë-Bardhaj 30 cm.