Është mbledhur sot në një mbledhje të veçantë Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për të diskutuar mbi “projektligj për shëndetin seksual dhe riprodhues”.
Komunitetet fetare të Shqipërisë prej disa ditësh të njohur nëpërmjet medias me një projektligj lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues, kanë ngritur shqetësimin e tyre për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe mungesa e një relacioni, që duhet ta shoqërojë këtë projektligj në faqen zyrtare.
Kështu nëpërmjet Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Bordi i Presidencës së KNFSH-së, i cili përbëhet nga pesë liderët e pesë komuniteteve fetare në Shqipëri ka ngritur grupin e punës me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare me specialistë të tillë si juristë, sociologë, teologë dhe mjekë.