Një fenomen i rpazakontë ka ndodhur në Europën Lindore, ku Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia janë prekur nga reshjet e dëborës në ngjyrë portokalli.
Ky fenomen sipas meteorologëve është shkaktuar nga stuhitë e rërës në shkretëtirën e Saharasë.
Sipas studimeve grimcat e rërës janë grumbulluar përgjatë pesë viteve të fundit në ajër, duke u bashkuar kështu me dëborën dhe me shiun.
Qytetarët kanë preferuar ti bashkohen petkut që ka mbuluar vendin, duke praktikuar ski në ‘dëborën portokalli’.