Boris Johnson fiton garën e udhëheqjes konservatore, njofton BBC. Ai ka mundur Jeremy Hunt për t’u emëruar kryeministri i ardhshëm i Anglisë.
Sipas rezultatit final Boris Johnson mori 92,153 vota ndërsa rivali i tij Jeremy Hunt 46,656 vota.
Boris Johnson tha se ishte një privilegj të shërbente në kabinetin e Theresa May dhe për të parë pasionin dhe vendosmërinë që ajo la si trashëgimi e saj.
Ai thotë se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” për t’u zgjedhur udhëheqës i Tory-t.
Kryeministri i ri Boris Johnson ka falënderuar dhe rivalin e tij Jeremy Hunt.
Ai thotë se zoti Hunt është një “burim i ideve të shkëlqyera” dhe ai premtoi se do t’i ‘vjedhë’ ato.
Kryeministri i ardhshëm tha gjithashtu se shpreson të shpërblejë besimin e partisë dhe do të punojë “ikrah me krah” me ekipin e tij, të cilin ai do ta ndërtojë gjatë ditëve të ardhshme.
Ai përfundoi duke thene: Fushata ka mbaruar dhe puna fillon tani.