04:43 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Borxhet e Tiranës dhe Flamurtarit, FSHF-ja me dy standarde

13:21 | 28/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Borxhet e Tiranës dhe Flamurtarit, FSHF-ja me dy standarde

Komisionet juridike të institucionit të futbollit shqiptar kanë dënuar në vitin e kaluar me -6 pikë klubin e Flamurtarit për mospërmbushje të detyrimeve ndaj ish-lojtarëve që kanë fituar gjyqet në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Mirëpo, koha ka treguar se FSHF ka vepruar me dy standarde me klubet që kanë probleme, pasi aktualisht e vetmja skuadër e penalizuar është Flamurtari, pavarësisht se të njëjtat halle kanë pasur edhe të tjera ekipe në Kategorinë Superiore.

Është fakt se FSHF ka zvarritur çështjen e ish-trajnerit Ernest Gjoka dhe nëse merret një vendim, atëherë Flamurtarit i hiqen pikë të tjera. Por, në këtë situatë institucioni i futbollit heziton të dënojë sërish klubin vlonjat, pasi ka frikë se prish kampionatin.

Për të konfirmuar gjithnjë e më shumë sjelljen me dy standarde të FSHFsë është shembulli me klubin e Tiranës. Edhe pse bardheblutë kanë pasur një “lumë” borxhesh ndaj ish-lojtarëve apo ish-trajnerëve, madje të palikuiduara ende prej shumë vitesh (rasti i Klodian Duros), sërish FSHF ka toleruar Tiranën, duke mos e penalizuar me heqje pikësh.

Skandali thellohet kur dihet që klubi i Tiranës e ka llogarinë bankare të bllokuar prej borxheve të pashlyera, e për më tepër iu hoq e drejta të bënte merkato në muajin janar. Gjithsesi, në asnjë rast FSHF nuk ka penalizuar Tiranën, duke krijuar një precedent të rrezikshëm. Në këtë situatë, natyrisht institucioni i futbollit bën mirë që mbron lojtarët dhe trajnerët për kontratat që klubet nuk respektojnë, por ama vijon të bëjë dallime, duke cenuar rëndë integritetin e garës.

Gjërat bëhen edhe më të rënda, kur FSHF nuk ndërhyn kur klube me financa fantazmë (Tërbuni në sezonin e kaluar dhe Korabi këtë sezon) prishin të gjitha ekuilibrat e garës. Në një kohë që licencon klubin dibran për të marrë pjesë në Kategorinë Superiore, rast i paprecedentë është fakti që nuk e lejon të luajë në stadiumin e vet për thuajse gjithë sezonin. Duke parë këtë “rrumpallë”, klubit të Flamurtarit i lind e drejta të ngrejë zërin për dy standardet e përdorura dhe moszbatimin e vendimeve.

Etiketa: borxhetflamurtarisportTirana
Pas

Çfarë e detyroi Ramën të mblidhte mbrëmë në orët e vona Ministrat dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë?

Para

Interpelancë për Zharrëzën? Rama: Për çfarë se po zgjidhim një problem që na e ka lënë qeveria e vjetër?!

Para
Mos ia dërgo atë e-mail Ramës!

Interpelancë për Zharrëzën? Rama: Për çfarë se po zgjidhim një problem që na e ka lënë qeveria e vjetër?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.