01:20 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Borxhi grek, deri në 2060 marrëveshje për të reduktuar 45 mld euro

10:01 | 06/12/2016
në Bota, Ekonomi
0
Borxhi grek, deri në 2060 marrëveshje për të reduktuar 45 mld euro

Për masat afatshkurta që do të lehtësojnë barrën e borxhit të Athinës, Ministrat e Financave të Eurozonës arritën një marrëveshje në Bruksel . Këtë marrëveshje Athina zyrtare e konsideron si një fitore kombëtare, e cila ndihmon në ekonominë e saj.

Ministrat Financave të Eurozonës kanë vendosur të reduktojnë borxhin e Greqisë me të paktën 45 mld euro deri në vitin 2060. Samiti i Eurogrupit pasi ka konstatuar progresin që ka bërë qeveria “Tsipras” në nivelin teknik të marrëveshjes me kreditorët, ka dhënë pëlqimin për projektbuxhetin e 2017 që do të arrijë një sufiçit primar prej 1.75% të PBB-së.

“Kur ne të kemi zbatuar të gjitha këto masa, ato mund të çojnë në një reduktim të përgjithshëm të borxhit grek prej rreth 20 % të produktit të brendshëm bruto gjatë gjithë harkut kohor deri në vitin 2060”, u shpreh Klaus Regling, kreu i mekanizmit europian të stabilitetit ESM.

Masat që do të zbatohen menjëherë janë shtyrja e afatit të shlyerjes së borxhit në 32 vjet, zvogëlimi i kësteve të pagesave, ulja e normave të interesit në nivelin konstant prej 1.5% dhe zgjerimi i kohës së maturimit të bonove greke, masa që do të përmirësojnë qëndrueshmërinë e borxhit.

“Disa kanë argumentuar për tre vjet, disa për pesë dhe disa për dhjetë, dhe në të gjitha këto situata, masat serioze strukturore janë të domosdoshme për të arritur një tepricë primare 3,5% dhe për ta mbajtur atë të paktën për disa vjet”, tha Jeroen Dijsselbloem, presidenti i Eurogroupit.

Gjithashtu qeveria greke nuk ka marrë miratimin e kreditorëve për mbylljen e vlerësimit të paketës së dytë të masave, si dhe pohimin e FMN se do të marrë pjesë në programin e ndihmës. Objektiva që Athina zyrtare duhet t’i realizonte brenda këtij viti.

Etiketa: botaekonomirajoni
Pas

Meta, për Andrea Stefanin: Mik i pazëvendësueshëm, kundërshtar i respektuar

Para

“Lemonade Diet”, dieta që Beyonce humbi 38 kilogram(RECETA)

Para
“Lemonade Diet”, dieta që Beyonce humbi 38 kilogram(RECETA)

“Lemonade Diet”, dieta që Beyonce humbi 38 kilogram(RECETA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.