E ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”, është pikërisht moderatorja e njohur Alketa Vejsiu. Këtë le ka konfirmuar Ermali përmes një postimi në Instagram, megjithatë një nga komentet që ka bërë përshtypje në këtë foto ka qenë pikërisht i këngëtares Bleona Qereti.
Ajo ka komplimentuar Alketën për gjithçka ka arritur në jetë por gjithashtu i ka kërkuar diçka të pazakontë. “O Alketa o super yll me super energji positive, me super zgjuarsi, me super karriere e super familje. A ma jep dot borxh djalin tend nja 1 jave, sa per grammys, ketu ne LA , sepse ka syckat me te bukura ne bote ???,”, përfundon komenti i saj. Bleona ka bërë të ditur faktin se se do të jetë pjesë e Grammy Awards. (J.V/Shuplaka)