Edhe Cangonji ka fatin e fshatrave të shumtë në Devoll të cilët janë shpopulluar pasi rinia nuk ka gjetur mundësi punësimi. Rrugët janë pothuasje bosh dhe ata që kanë mbetur në fshat janë të moshuarit.
Bujqësia është sektori i vetëm i banorëve në këtë zonë por edhe prodhimet sipas tyre nuk arrijnë to shesin me kostot e shpenzuara.
Rruga kryesore është investimi i vetëm i TAP- disa vite më parë e ndërsa rrugët e brendshme janë krejt të amortiziara. Ujërat e zeza janë shqetësimi më i madh i banorëve pasi sipas tyre gjysma e fshatit nuk i ka funksionale duke hapur gropa septike te cilat bëhen shkak i sëmundjeve dhe infeksioneve.
Banorët u bëjnë apel qeverisë për zgjidhje të problematikave.
Discussion about this post