Bosi i Cosa Nostra, Toto Riina është në fund të jetës. Ai është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kome, ndërkohë që mbush 87 vjet.
Në ditëlindjen e tij i biri i tij Salvo Riina ka shkruar fjalë prekëse për të atin. Ai thotë se për atë është babai i tij dhe jo Toto Riina, emri me të cilin e njohin të gjithë mafiozin e famshëm korleonez.
“Për mua nuk je Totò Riina. Ti je baba im, dhe kjo është një ditë e trishtuar për mua, por për mua është e rëndësishme që të urojë babain për ditëlindjen. Të dua shumë, Salvo i yti”, shkruan ai.
Toto Riina është nja nga mafiozët më të famshëm të Italisë. lindi në 16 nëntor të 1930 dhe u arrestua më 15 janar të 1993 pas më shumë se dy dekada arrati. Riina vuan prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe neoplazma e veshkave. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post