Pas arrestimit të 11 personave një ditë më parë në shtetin fqinj Itali, të tjera tensione kanë ndodhur në burgun e Fronsinones ku u dërguan të akuzuarit.
Mediat italiane shkruajnë se një oficer burgu dyshohet të ketë futur ilegalisht disa telefona nëpër qeli. Ndërkohë që në dosjen e hetimeve të Prokurorisë italiane, thuhet se një nga shqiptarët drejtonte nga burgu rrjetin e tij të prostitucionit, ku bënin pjesë edhe e motra dhe e dashura. Kjo histori e publikuar tashmë edhe në media, ka tronditur opinioni publik italian.
Në dosjen hetimore, thohet që 35-vjeçari Gojart Leba, falë një iPhone-i të futur pas hekurave me ndihmën e gardianëve, orientonte grupin kriminal.
Leba arrinte të menaxhonte klientelën, vendoste për çmimet dhe udhëzonte motrën dhe të dashurën të cilat vetëprostituoheshin.
Pas zbulimit të celularëve, kamorristit Alessandro Mendditi i cili është arratisur pak ditë më parë ka ngritur akoma më tepër dyshimet. (D.D/Shuplaka)