Një drejtues i dhùnshëm i kartelit meksikan luftoi me lot ndërsa ai u zotua të “hidhte në erë” qeverinë në shenjë hakmarrjeje për árrestimin e nënës së tij gjatë fundjavës. Jose “El Marro” Yepez, drejtuesi i Santa Rosa de Lima Cartel, lëshoi kèrcënimin përmes mediave sociale, raporton FoxNews.
“Unë do të jem një gur në këpucën tuaj. Unë do ju hedh në erë, ju do të shihni, “thotë Yepez në video, sipas Reuters.
Përplasjet e dhùnshme ndodhën gjatë fundjavës në qytetin Celaya në shtetin meksikan të Guanajuato, pasi forcat besnike ndaj Yepezit u përleshën me forcat nga qeveria meksikane, raportoi BBC.
Njëzet e gjashtë persona u árrestuan, përfshirë nënën, motrën dhe një kushëririn e Yepezit, sipas BBC-së. Santa Rosa de Lima Cartel është kryesisht e dedikuar për vjedhjen e naftës nga ndërmarrja shtetërore e naftës Pemex në një shkallë industriale, sipas Reuters. “Në emrin e nënës sime dhe njerëzve të mi … Unë nuk kam frikë nga ju,” tha ai.
Ai gjithashtu përfshiu në kèrcënimin e tij rivalin e tij kriminel Nemesio Oseguera Cervantes, “El Mencho” të Jalisco Cartel, njoftoi Puerto Vallarta Daily News.
Discussion about this post