Golin e dytë për boshnjakët e shënoi Luliç në minutën e 41’ pas një aksioni interesant.
Formacioni që ka hedhur në fushë De Basi ka qenë nën nivelin mesatar duke mos krijuar asnjë rast të rrezikshëm në portën e Bosnjes.
Duhet theksuar se deri tani gabimet e lojtarëve të kombëtares kanë qenë të mëdha.
40-Zëvendësim te Bosnja për shkak dëmtimi me Vranjes që lë fushën e lojës dhe në vend të tij futet Stefanoviç
31-Një aksion i gjatë me protagonist Alijin dhe Hykwn por Shqipwria has vështirësi në finalizim
26-Memushaj vertikalizon për Hykën por ky i fundit për pak nuk arrin në kohë duke humbur një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin
23-Tjetër dalje e kuqezinjve në të majtë. Aliji kroson në zonë,por portieri mik zotëron topin para se Llullaku të përfitonte.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Alla, Hysaj, Veseli, Basha, Memushaj, Llullaku, Kukeli, Aliji, Balaj, Hyka.
Formacioni zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës: Begoviç; Vranjes, Zukanoviç, Sunjiç, Djumiç, Luliç, Prçiç, Jajalo, Kruniç, Kodro, Xheko. (M.D/ Shuplaka)