00:22 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

“Bota është e mediokërve por të gjithë kemi fituar”, libri i filozofit kandez që nuk duhet humbur

10:16 | 14/06/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bota është e mediokërve por të gjithë kemi fituar”, libri i filozofit kandez që nuk duhet humbur

“Bota është mediokërve. Ndoshta, ky nuk është një supozim i vështirë  dhe madje është kurajues për të shpjeguar disa suksese të caktuara apo disa dështime, në mënyrë të barabartë të largëta nga lartësitë e gjenive dhe humnerat e atyre pa dinjitet”. Kështu shprehet në esenë e tij filozofi kanadez Alain Deneault, i cili  prej një viti ka një libër tejet të shitur në rang ndërkombëtar.

Në këtë libër gjen në çdo faqe plot me mendime dhe citime duke përfshirë edhe politikën e Trump  dhe deri te ajo Tsipras-it.

Autori sheh vetëm një “qendër ekstreme”, gjen më pas “fenë si markë”, “konsumatorin-besimtar” e “diktaturën e humorit të mirë”. Në çdo fushë, zbulon tipologji të caktuara si “të jesh në lojë”, “të dish të shesësh”, “të jesh sipërmarrësi i vetes”. Kjo intervistë i është bërë nga Cheese do Voza për “La Stampa” në Milano.

INTERVISTA:

Profesor Deneault, keni goditur me sukses? Edhe pse, për shkak se ka  shumë që ju lexojnë, ju ua thoni në fytyrë që janë mediokër …

Kam pritur një jehonë shumë më të vogël, por ky libër flet për një të keqe sociale të përbashkët kudo. Thënë këtë, jam përpjekur të shmang moralizmat që drejtojnë gishtin. Qëllimi, ka qenë një lloj presioni i fortë shoqëror, që i inkurajon njerëzit të mbeten “normalë”.

Keni qenë veçanërisht i ashpër me botën akademike së cilës i përkisni. A është ofenduar ndokush?

Po, meqë janë dëbuar. Mbaj kurse sezonale, ku prania ime është e pakët. Ambientet universitare formojnë një elite pak të aftë për të hedhur dritë mbi rrugën e drejtë të njeriut të zakonshëm. Ata janë shumë të ngjashëm me gjykatat e një epoke tjetër, u shesin rezultate hulumtimesh donatorëve. Shumë vetëcensurë, shumë formate që përsëriten për të kënaqur pushtetin.

A keni pasur kritika nga “jo mediokrit”?

Në epokën e mediokracisë(mediokritetit) nuk diskutohet më… Mendimet ndjekin korridoret, pëlqehet marrja e lajmeve që të mbështesin.

Pse duhet të kemi frikë nga mediokracia?

Sepse të bën të vuash. U kërkohet njerëzve të angazhuar në shërbimet publike të menaxhojnë sikur të ishin në një organizatë private, kështu që ju jeni në konflikt, sepse ka etikë.

U kërkohet inxhinierëve të projektojnë objekte që dëmtohen shpejt qëllimisht- sepse do të zëvendësohen; u kërkohet mjekëve të diagnostikojnë sëmundje që mund të bëhen me të vërtetë të rrezikshme në 130 vjet … Për të mos përmendur manipulimin e konsumatorit nga marketingu.

Si qëndron mediokracia me diktaturën?

Diktatura është psikotike, mediokracia është perverse. Psikotike sepse te diktatura nuk ka asnjë dyshim se kush duhet të vendosë. Hitleri, Musolini, Tito ishin të gjithë personazhe të njohur, interesantë, ‘magjepsës’ me fjalët e tyre; mediokracia është çoroditëse për shkak se ajo kërkon ta shpërndajë autoritetin në disa njerëz duke u siguruar që të përvetësojnë dhe të veprojnë sa më shumë, që të duket sikur është vullneti i tyre.

Anglishtja standarde, është gjuha zyrtare e mediokracisë (mediokritetit)?

Anglishtja menaxheriale po. Dhe e vret anglishten. Është një vetëvrasje gjuhësore të flasësh këtë gjuhë, kur je anglishtfolës. Nuk mund ta mendosh botën në të gjithë kompleksitetin e saj apo në ndonjë fenomen social, duke përdorur një fjalor që nuk është i dobishëm jashtë organizatave private.

Teknologjia, rrjetet sociale, uebet gjigande. Edhe atje dominon mediokriteti?

Ne kemi nevojë të imunizojmë një leksik që i flet progresit, inovacionit, përsosmërisë. Më intereson që përdoren këto mjete, por duhet të analizojmë ndikimin që kanë te mendimi, morali dhe politika. Një përdorim i menaxhuar i mediave sociale, për shembull, gjatë zgjedhjeve, mund t’i bëjë njerëzit shumë të manipuluar.

E kundërta e mediokrit, është Superman-i, heroi?

Jo. Antidoti është të menduarit kritik, sepse ai demaskon ideologjinë, që është një subjekt me interes nën maskën e shkencës. Duhet një trajtim kritik analitik i një nocioni që dikush dëshiron t’ua rrasë si thes në tru, për shembull pashmangshmëria e shitjes së armëve ose një autostradë e re e BE-së.

A jeni më optimist për të ardhmen?

Çdo angazhim politik është diku në mes dekurajimit dhe shpresës. E është pikërisht kur situata është dekurajuese, që duhet guximi. (Përkthyeu në shqip për pasqyrë.al Entela Hoxha)

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Alain Deneaultfilozofinterviste
Pas

“Në vend të japë llogari i kërkon kujt të mundet: PD-së, LSI-së, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet!”

Para

Rritet numri i të plagosurve nga zjarri masiv në Londër, ndërtesa i ishte nënshtruar riparimit një vit më parë (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Para
Rritet numri i të plagosurve nga zjarri masiv në Londër, ndërtesa i ishte nënshtruar riparimit një vit më parë (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Rritet numri i të plagosurve nga zjarri masiv në Londër, ndërtesa i ishte nënshtruar riparimit një vit më parë (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.