Të dielën e gjitha bota do të mbajë frymën, në katalonjë do të luhet “El Classico” e fundit për këtë sezon, por një ndër më të rëndësishmit, teksa Barça dhe Real do të duelojnë për titullin e La Ligës këtë sezon.
Në stadiumin olimpik të Montjuïc në Barcelonë, do të zhvillohet një tjetër kapitull i nxehtë i rivalitetit të përjetshëm spanjoll: El Clásico mes FC Barcelona dhe Real Madrid. Ky takim është vendimtar për titullin e La Ligës, me të dyja ekipet që synojnë kurorën e kampionit, teksa 4 javë nga fundi diferenca mes dy gjigandëve spanjollë është 4 pikë.
Një tjetër sukses i skuadrës së Hansi Flick do t’i jepte Barçës një epërsi prej 7 pikësh dhe do të mbyllte përfundimisht llogaritë sa i takon titullit këtë sezon. Nga ana tjetër, një fitore e Real Madrid do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë, duke e kthyer garën për titull në një luftë të hapur deri në fund, duke ditur sidomos kalendarin në letër më të vështirë për katalanasit. Gjithsesi skuadra e Flick mund të jetë e kënaqur edhe me 1 pikë, duke qenë se do të ruante distancën e sigurisë 4 pikë, 3 ndalesa nga fundi i kampionatit.