Pándemia e kòronavirusit ka shkaktuar panik në të gjithë botën teksa shifrat e rasteve të reja dhe jetët e humbura shtohen çdo ditë. Ekipe të ndryshme po punojnë që të sjellin një vaksinë apo ilaç për të trajtuar sëmundjen. Por Sekretari i Shtetit të Britanisë për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social, Matt Hancock ka ulur shpresat me paralajmërimin e tij.
Sipas tij, Britania mund të duhet të mësojë të jetojë nën hijen e koronavirusit pasi nuk ka siguri se mund të zhvillohet një vaksinë. Në një intervistë televizive, Hancock e cilësoi si skenarin më të mirë nëse përpjekjet globale për të mbrojtur njerëzit nga patogjeni vdekjeprurës.
Ndërsa rriti mundësinë që aplikacioni për gjurmimin e rasteve me koronavirus të jetë një tipar i përhershëm i jetës nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje mjekësore. Megjithatë Hancock theksoi se nuk kishte prova që Covid-19 ishte prodhuar nga njeriu.
Duke folur për “Sky News”, Hancock tha: “Nëse një vaksinë nuk zhvillohet, ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin, kështu që kjo do të thotë se nëse numrat pësojnë rënie, duhet të bëhet testimi në shkallë masive dhe të bëhet gjurmimi i virusit përmes kombiminimit të teknologjisë dhe gjurmuesve të kontaktit njerëzor”.(A.M/Faxweb.al)