Kina tani do të lejojë që çiftet të kenë një të tretë, mes frikës se pasuria dhe ndikimi i saj global mund të dëmtohen nga një popullsi në plakje.
Partia komuniste në pushtet ka diktuar se sa fëmijë prindërit mund të kenë në vend për vite me radhë, dhe kishte një politikë për vetëm një fëmije për dekada të tëra.
Por, tani ka frikë se një rënie e nivelit të lindjeve do të lajmërojë një krizë demografike në vend, duke ndezur ndryshimin e fundit të politikës.
Rregullat u lehtësuan në 2015 për të lejuar dy fëmijë, me zyrtarët që pranuan pasojat e ardhshme të një rënieje të shpejtë të lindshmëris,- me frikën se Kina do të plaket para se të bëhet e pasur.
Nga vitet 1980, superfuqia aziatike kishte kufizuar në mënyrë rigoroze shumicën e çifteve për një fëmijë, një politikë e zbatuar me kërcënime për gjoba ose humbje pune.
Kjo çoi në një numër çështjesh të tjera, përfshirë abortet e detyruara, ndërsa preferenca për djemtë i bëri prindërit të vrisnin vajzat, duke çuar në një çekuilibër masiv në raportin gjinor.
Kina lajmëroi politikën si një sukses për parandalimin e 400 milionë lindjeve shtesë në vendin më të populluar në botë, për të cilat tha se kurseu burimet dhe ndihmoi në nxitjen e rritjes ekonomike.