15:14 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bota në një situatë të frikshme: 1 000 000 të prekur nga Koronavirusi në të gjithë planetin

21:02 | 02/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirus nuk ndalet/ Në Romë mbahet takimi i krizës i ministrave evropianë të Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rekord sa i përket vdekjeve në një ditë që lidhen me Koronavirusin. Ditën e djeshme, me 1 prill janë shënuar 1049 të vdekur, duke kaluar Italinë që ditën më të zezë e ka 969. Në ShBA deri më tani janë raportuar 236312 të prekur nga CoVid-19 ku 5783 kanë humbur jetën dhe 10324 janë shëruar. Vendi që ka më shumë vdekje është New York-u me 2373

Ekspertët kishin paralajmëruar para pak ditësh që sipas statistikave që po paraqiteshin brenda kësaj jave do të kapej shifra e 1 milion të prekurve nga Koroanvirusi. Të vdekur janë 51354 ndërsa të shëruar janë 210191. Kjo shifër është arritur pa përfunduar java, madje është akoma e enjte. Vendi më i prekur deri më tani është SHBA me 235747 e ndjekur nga Italia me 115242, Spanja 110238, Gjermania 84264, Kina 8158 dhe më pas vjen Franca me 59105.Ndërsa në vendin tonë janë 277 persona të prekur. Sa u përket viktimave Italia kryeson me 13915 viktima e ndjekur nga Spanja me 10096, SHBA 5604, Franca 4503, Kina 3318, Irani 3160 dhe Britania 2921. Ndërsa në vendin tonë janë 16, shkruan A.P.

Edhe Spanja është në gjendje kritike, pasi ka plot 110 mijë të infektuar dhe 10 mijë viktima.

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat mbi situatën e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ku vihet re sërish një rritje e numrit të viktimave, në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa dje humbën jetën 727 persona, Mbrojtja Civile raportoi se sot u shënuan 760 viktima, ose 33 më shumë se një ditë më parë. E premtja e javës së kaluar ishte dita më vdekjeprurëse nga koronavirusi në shtetin fqinj, ku u raportua për 969 viktima brenda 24 orësh. Numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali këtë të enjte ka shkuar në 13,915. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 115,242. Këtë të enjte janë konfirmuar edhe 4668 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 83,049. Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 18,278 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 4053 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në kujdes intensiv. Ditën e sotme janë kryer mbi 38 mijë teste për koronavirus, 5 mijë më shumë se dje.

Numri i personave të infektuar në Zvicër është rritur për 1.128 në 24 orët e kaluara, me 54 persona të vdekur, tha sot agjencia e shëndetësisë së këtij vendi. Aktualisht në Zvicër, 18.267 njerëz janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 432 kanë vdekur.

Ndërkohë numri i të prekurve me CoVid-19 në të gjithë botën vijon të ketë një rritje të madhe. Tashmë SHBA është kthyer në vatrën e re të CoVid-19.

Në Gjermani, numri i të prekurve me COVID-19 është rritur në mënyrë dramatike, me 2.660 raste të reja dhe 31 të vdekur. Bilanci i personave të infektuar është 80.641, ndërsa i viktimave është pothuajse 1.000. Numri i vdekjeve dhe infeksioneve gjatë 24 orëve të fundit është rritur më së shumti deri më tani, sipas Institutit Robert Koch.

Epidemia e koronavirusit ka prekur shtetet më të mëdha federale si North Rhine-Westphalia, Bavaria dhe Baden-Wurttemberg.

Ndërsa, deri tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 50 mijë persona, 51 383 vetë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Kjo molekulë mund të parandalojë infektimin e qelizave”, profesori jep shpresë për ilaçin ndaj koronavirusit

Para

Presidenti mbështet median në kërkesën e saj: Nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira

Para
“Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, Meta kërkesë qeverisë për masat ndaj koronavirusit

Presidenti mbështet median në kërkesën e saj: Nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

“Continental Strategy” kërkon heqjen e “non-gratës: së tij në DASH, Berisha: Kompania është transparente, jo mafioze

Arrestimet arbitrare të shqiptarëve nga Serbia, reagon Kosova, kërkohet reagim ndërkombëtar

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta

Berisha: Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.