Një ministër i lartë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar Bashkimin Evropian pasi presidenti i Komisionit Evropian kërcënoi të bllokonte eksportet e vaksinave, duke thënë se “bota po ju shikon”.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se do të ishte “kundërproduktive” bllokimi i eksporteve të vaksinës AstraZeneca, një ditë pasi Ursula von der Leyen tha se një ndalim ishte i mundur.
Komisioni, i cili është përgjigjur duke bërë thirrje për qetësi – akuzon kompaninë për dështimin në përmbushjen e objektivave të rëna dakord.
“Bashkimi Evropian duhet ta dijë se pjesa tjetër e botës po e shikon Komisionin se si sillet për këtë”, tha Ëallace për Sky Neës. “Nëse kontratat prishen … kjo është një gjë shumë e dëmshme që do t’i ndodh një blloku tregtar që krenohet me ligjin”.
BE dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar për javë të tëra lidhur me eksportet e vaksinave. Kontinenti përballet me një mungesë të vazhdueshme dhe vendet po përpiqen të shpejtojnë programet e tyre.