17:27 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bozdo: Veliaj gënjen edhe kur ka të drejtë. Rehabilitimi i lumit të Tiranës projekt i Bashës

22:36 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bozdo: Veliaj gënjen edhe kur ka të drejtë. Rehabilitimi i lumit të Tiranës projekt i Bashës

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se është e pavërtetë që Rehabilitimi i Lumit të Tiranës është një projekt i nisur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. 

Enno Bozdo theksoi se projekti është nisur në 2012-ën, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha dhe se deri kur u bllokua nga qeveria Rama, ishin kryer 40% e punimeve. 

Enno Bozdo vuri në dukje se Veliaj i ka gjetur gati, në punim e sipër, të gjitha veprat e mëdha të Tiranës, që u bllokuan nga Edi Rama, Unazën e Re, Bulevardin e Ri dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës. 

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, publikoi edhe videon e inspektimit të punimeve në lumin e Tiranës nga Lulzim Basha. 

POSTIMI I PLOTË:

“Veliaj genjen edhe kur ka te drejte.

Ka nje te drejte Erion Veliaj kur argumenton se rehabilitimi i Lumit te Tiranes eshte nje veper madhore per Kryeqytetin. Dhe e tille eshte vertet! Eshte nje veper qe jo vetem do eleminoje permbytjet ne kete zone (rreth 1000 familje te permbytura ne 2013), por do  sjelle nje “korridor ekologjik” per Tiranen pikerisht atje ku depozitoheshin mbetje pafund.

Por per fat te keq, sic Veliaj e ka ves (se vesi del me shpirtin), genjen edhe ne kete rast. E shet si punen e tij kur dihet boterisht se projekti i Lumit te Tiranes u konceptua dhe filloi te zbatohej pergjate vitit 2012. Mburret, ndersa e gjeti te gjithe gati. Ashtu si gjeti gati Bulevardin e Ri apo Unazen e Re. Apo sic gjeti gati shkolla dhe kopshte te ndertuara, te cilat i shet si punen e tij.

Po e njejta histori, me te njejtin klloun, qe perserit te njejten batute. Standard shume i ulet qofte edhe per politiken shqiptare.

E verteta eshte se kjo veper madhore u konceptua nga administrata Basha dhe filloi zbatimin po nga kjo administrate. Ishte kryer thuajse 40% e volumit te punimeve kur qeveria e Edi Rames vendosi ta bllokonte projektin vetem sepse ajo ishte veper e Lulzim Bashes. Xhelozia ndeshkoi pa te drejte kryeqytetin!

Projekti, i cili u bllokua totalisht per dy vjet, gjithsesi mundi te pastronte 600 mije tone mbetje nga Lumi Tiranes si dhe te ngrinte argjinaturat mbrojtese per pjesen me te madhe tij. Ky projekt qe ne vitin 2012, (pra jo ne 2015, sic e “shiti” lajmin sot Veliaj), parashikonte rreth 1 milione m2 gjelberim shtese per Tiranen. Projekti e kishte financimin gati, dhe nese Edi Rama nuk do ta bllokonte, Tirana do te duhej ta gezonte kete veper madhore dy vjet me pare.

Por kjo nuk ndodhi per arsyet tashme te njohura nga te gjithe. Sidoqofte eshte shume mire kur nje veper madhore si kjo po perfundon. Eshte veper qe i nevojitet shume kryeqytetit dhe banoreve te Tiranes. Eshte aq e domosdoshme sa edhe vete Veliaj nuk mund te rrije dot pa e thene.

E ne kete pike, nuk mund te mos t`i japesh te drejte Lulzim Bashes kur deklaronte se per te “..qytetaret jane te paret”. 

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Eno Bozdo-Erion Veliaj
Pas

Vajzat e Bruce Willis sfidojnë të ftohtin, me bikini ne mes te borës

Para

Koalicion me LSI-në? Gramoz Ruçi: Kurrë mos thuaj kurrë

Para
Koalicion me LSI-në? Gramoz Ruçi: Kurrë mos thuaj kurrë

Koalicion me LSI-në? Gramoz Ruçi: Kurrë mos thuaj kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të tjerë, arrestohet nga Policia e Kosovës

U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit! Vendoset ribërja e gjyqit me një tjetër trupë ndaj Adem Lalës

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.