Erion Braçe i është përgjigjur flakë për flakë Ben Blushit përsa i përket projektligjit të komisionit të Ekonomisë. Ai u shpreh se përsa kohë që nuk merr mundimin që të lexosh sigurisht që do të nxjerrësh edhe keqinterpretime.
‘’Kur vazhdon të qarkullojë kënga e Baftjarit unë kam respekt. Natyrisht që në këtë sallë ka njerëz që angazhohen çdo ditë me punë, marrin ekspertizë me ligjet. Të gjithë e fillojnë nga leximi, këtu është diferenca mes atyre që e lexojnë projektligjin dhe atyre që nuk e lexojnë.
Meqë këtu pati një hije dyshimi unë këtu para kam projektligjin për komisionin e ekonomisë, mjafton që ta hapësh dhe ta lexosh. Është një situatë shumë e vështirë në këtë sallë ka njerëz që nuk kapin asnjë gjë me dorë. Nuk mund të vazhdohet të bëhet më ky debat.
E dini si është puna e të lexuarit si puna e stërvistjes, nëse nuk stërvitesh shitesh me parametra zero, e dini si quhen këta lojtarë: qylenistë’’, u shpreh Braçe.
BLUSHI PËR LIGJIN E AMNISTISË:
“Përfshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore, që shumë qytetarë për arsye të ndryshme, faliment, apo evasion s’i kanë paguar shtetit detyrimet tatimore, ky ligj që nuk kuptohet qartë çfarë është, parashikon që nga borxhi që është 170 milidiard, Rama fali vetëm 50 miliard.
Pyetja e parë është: Pse tani? Pse me amnisti?
Ka për detyrim sipas kushtetutës të falë gjobat por kjo nuk është një amnsiti, qeveria nuk sjell amnisti sepse nuk kërkon amnisti që arrihet me bashkëpunim, por ka sjellë një ligj të thjeshtë me 71 vota. Pse fali vetëm 50 miliardë, kujt ia fali? Jau them me vonë.
Para se ta them po ju shpjegoj se ligji ka për detyrë të fshijë detyrimet tatyimore. Fshirja nnkupton se pasi ezaurohen nga shteti, të gjitha procedurat, nëse një subjekt nuk ka mundësi atij i fshihet, zakonisht bëhet me të vdekurit. Nëse një njeri vdes, s’ka mundësi të paguajë, nuk parashikohet t’i fshihen borxhet të vdekurit, por të gjallëve, jua them unë se kujt. Ku ndryshon fshirja nga shuarja?
Çdo nen fillon me fjalën fshihen, shuhen, vetëm neni 7 pika p thotë shuhet, shuhen efektet tatimore, borxhet që disa kompani i kan , vetëm kur janë të rregjistruar te agjencia kombëtare e burimeve tatimore. Këto janë kompani të mëdha në Shqipëri, që kanë gjithë pronat tona publike, atyre i shuhen detyrimet ndaj shtetit, kush është pronari, kujt po i falen detyrimet, atyre që i janë falur koncesione të pandershme. Bankersi është një prej tyre. Për të nxjerrë nga greva , të paguajnë me para buxheti, e mbyllim grevën me para buxheti, ndërkohë që këtë gjë duhet ta kishte bërë bankersi.
Të pasurit e Shqipërisë janë ata që marrin të gjitha koncesionet, kjo është repulikë kilenteliste, që favorizon 300 njerëz në kurrin të 3 milionëve. Ça bëtë ju me minimmum jetik, kaq para sa i falni një kompnie 400 milinë euro, këto para ja jepnit ca të vafrëve. Ky ligj është i pavotueshëm.”, shtoi më tej Blushi.
. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post