Deputeti socialist Erion Braçe ka hequr paralelizma mes atentatit që iu bë ish-kryeministrit Japonez Shinzo Abe, dhe deklaratave të bëra dje në protestën e PD-së nga Sali Berisha, i cili shpalli Edi Ramën armik të tij.
Edhe pse atentati ndaj Abe deri tani nuk duket të jetë me kontekst politik, Braçe shkon deri aty, sa paralelizon këtë krim të rëndë, me deklaratat për armiqtë. “Kjo është kultura e armikut’, shkruan Braçe në postimin e tij në rrjetet sociale.
Postimi i deputetit socialist:
KULTURA E “ARMIKUT” ESHTE E TILLE!
SHIHENI VIDEON; KESHTU QELLOHET ME ARME NJE POLITIKAN PAQESOR!
Shinzo Abe nje politikan paqesor, ish kryeminister i Japonise, u qellua per vdekje sot, kur ishte duke folur ne menyren e tij te qete! Kjo eshte KULTURA E ARMIKUT.
Ish-kryeministri japonez, u qëllua dy herë me pushkë për vdekje, gjatë një takimi që ishte duke zhvilluar. Autori që u vu në pranga, ishte një 41-vjeçar, i cili kishte qenë pjesë e marinës japoneze, ndërkohë që u vu në pranga pak minuta pas ngjarjes së rëndë.
(E.K/Faxweb.al)