Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë.
Ndryshe nga paraardhësi Braçe, Ahmetaj beson tek “investigimi serioz” i Autoritetit të Konkurrencës të cilët sipas tij pas vendimit qëndron një punë profesionale.
“Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës ata janë profesionist në fushën e tyre. Edhe si një subjekt i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Për mua nuk ka monopol s’ka marrëveshje horizontale siç referohet praktikisht i besoj sepse kanë bërë investigim të thellë dhe një punë profesionale”, tha Ahmetaj.
Vlen të theksojmë që Erion Braçe u shpreh kundër vendimit të komisionit të konkurrencës pasi sipas tij këto 4 kompani duhet të gjobiteshin për marrëveshjen e rritjes së çmimit të miellit në vendin tonë.
Rritja e çmimit të miellit, Komisioni i Konkurrencës merr vendimin për kompanitë
Discussion about this post