17:48 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Braçe ‘’i hidhet në kokë’’ Kokëdhimës e Blushit: Njëri miliarder me paratë e popullit, tjetri i paditur

11:39 | 28/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braçe lutje këtë të hënë: Pranojini tradhtarët që ulin vendin për b*thën e tyre

Këto janë etiketimet që Erjon Braçe iu ka vënë dy ish-kolegëve të tij në Partinë Socialiste. Ai e ka cilësuar Kokëdhimën si një miliarder që ka përfituar nga kontratat publike. Deputeti i Qarkut të Fierit thotë se pavarësisht katapultimit në politikë u largua pa lënë asnjë gjurmë.

 Më pas Braçe sulmon dhe Blushin që tashmë është larguar nga PS, duke e cilësuar “njeriun më të rremë që kam njohur në politikë”. Ai thotë se Blushi nuk di asgjë dhe flet si i paditur.

Statusi i tij i  plotë:

DY MILIARDERE, NAFTA E ZEZE DHE POLITIKA QE BURON NGA PADIJA STERE!

Tre personazhe-politike doemos, i kane zene “frymen” gazetave sot. I pari paska thene: Do te nise reformimin dhe organizimin me themel te PS!!!! I dyti paska treguar perse ka braktisur PS!!!!

Shikoni, une i njoh keta te dy, jane “miliarderet” qe mesyne ne politike. Si rregull, une nuk kam gje me ata qe punojne ndershmerisht e fort dhe, gezojne te ardhura nga puna, sipermarrja e tyre e ndershme. Une poooo, kam plot per ata qe jane “miliardere” prej kontratave publike, parave publike domethene; nga ky cak katapultohen ne politike, nuk lene asnje gjurme ne te dhe kur shuhen, nisin te tregojne historite e tyre ne dimer!

 Me thene te drejten, histori qe si duhen kerkujt! I treti, aaaa i treti!!! I treti eshte njeriu me i rreme qe une kam njohur ne politike. Dyheshin dy kohe, ajo qe ka kaluar dhe kjo e ketyre muajve te fundit, per te vertetuar se sa te drejte kam pasur kur e kam “gjykuar”-ndjese qe ja kam lejuar vetes kete, te tille, “te rreme”. Ai nuk di asgje, thuajse per gjithcka flet eshte i paditur. As nuk perpiqet te mesoje rreth asaj per te cilen flet, shan, fyen, abuzon, manipulon, rradhit fjale ne fjali gjaku-pa kuptim gjithnje, akuzon gjithashtu. Denon ky, e ben edhe kete. E verteta dhe ai, jane kilometra larg.

 E verteta ndertohet nga fakte, faktet jane te dhena te dokumentuara. Por atij nuk i interesojne keto gjera te vogla, ai eshte i madh e nuk merret me to. Une pretendoj qe e njoh shume mire ate qe ndodh sot ne nafte, fale atyre qe kam patur mundesi te lexoj ne mijera faqe dokumenta dhe, asaj qe kam degjuar pa fund nga ata qe e njohin sektorin. Por kurre nuk eshte mjaft per te thene te verteten. Nuk kam heshtur prej fillimit per Bankers, Stream Oil, Albpetrol, AKBN, kontrata jo thjesht te kopsitura por te betonuara, pasoja, deme, vjedhje.

 Ne Partine Socialiste kerkush nuk ka heshtur per to, pervec ketij qe ka zbuluar tani se makinat levizin prej naftes e benzines dhe se nafta nxirret nga nentoka e Patos Marinzes. Ka nje mal me probleme aty, te krijuara nga ato kontrata, por ne menyre te qarte edhe nga mbikqyresit e tyre-AKBN dhe Albpetrol. “Klima e mire” e te berit biznes te tille, me sipermarrje te tilla si Bankers, Stream etj, duhet te marre fund tani, shkencerisht, ligjerisht, ekonomikisht, fiskalisht, praktikisht dhe, duke paguar deri ne fund demet e shkaktuara. Ky i treti nuk ka lidhje fare me keto! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: blushierjon bracekokedhimapolitke
Pas

”10 milionë euro do të harxhojë Rama për sallë konjaku dhe puro, restorant personal dhe sallë masazhi”

Para

Vrasja e ambasadorit rus, Turqia ndalon publikimin e çdo lajmi: Ndikojnë negativisht mbi hetimet

Para
Vrasja e ambasadorit rus, Turqia ndalon publikimin e çdo lajmi:  Ndikojnë negativisht mbi hetimet

Vrasja e ambasadorit rus, Turqia ndalon publikimin e çdo lajmi: Ndikojnë negativisht mbi hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.