Deputeti Erjon Braçe ka ironizuar ardhjen e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare Christian Panucci.
Me anë të një postimi Braçe, ironizon fjalët e kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh se kanë marrë një trajner të madh. Ai e pyet Dukën nëse ka blerë lojtar të madh për Kombëtaren apo trajner.
Postimi i plotë i Erjon Braçes.
Me ndjeni qe po ua prish harene;
Pyetje e kam:
Keni “blere” lojtar te madh per Kombetaren apo trajner?
E degjova me vemendje perzgjedhesin, te cilit,
i kish pelqyer me shikim te pare dhe, nga fjalet e tij kuptova se “trajneri” kish qene lojtar i madh me Interin,
por trajner me askend!
E kam une gabim apo si?
(S.SH/Shuplaka)