18:34 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Braçe kërkon informacion për të ardhurat në FSHF: Mirëmëngjes Don Duka, ti sikur je i ndershëm, pse je…

10:08 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braçe kërkon informacion për të ardhurat në FSHF: Mirëmëngjes Don Duka, ti sikur je i ndershëm, pse je…

Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se ka ka kërkuar  ka kërkuar informacion mbi të ardhurat e ligjshme për çdo të punësuar, të kontraktuar në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai thotë se kërkesa është tërësisht e ligjshme që ai si deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë ta disponojë këtë informacion.

Braçe thotë se mendonte se deklarime të tilla bëheshin online por nga përgjigjia e marrë nga tatimet nuk I rezulton diçka e tillë.

Ndërsa shprehet se nuk i intereson se sa fiton nga bizneset e tij, Braçe thotë se për të ka rëndësi nëse buxheti i shtetit merr tatimin që parashikon ligji për këto të ardhura.

“me intereson a e merr apo jo buxheti i shtetit tatimin qe parashikon ligji per keto te ardhura!”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Ai nuk ia kursen kreut të Federatës Shqiptare të Futbollir as ironinë ku shkrimin e nis me fjalët “MIRMENGJES DON DUKA!!”, duke e pyetur se përse është I trembur.

Postimi i plotë i Braçes:

MIRMENGJES DON DUKA!!

Cfare ke?
C’eshte ky panik kaq i madh?
Nga se je trembur?

Ti sikur je i ligjshem, i ndershem, i paster,
mbi te gjitha transparent?!

Cfare ka ndodhur qe je shqetesuar kaq shume?!

Ke nje pergjigje?
Pooo e vertete eshte,
prej me shume se dy muajsh,
kam kerkuar informacion per nje ceshtje qe ka te bej me te ardhurat e krijuara nga tatimi mbi te ardhurat e ligjshme per cdo te punesuar, te kontraktuar ne Federaten Shqiptare te Futbollit!

KERKESA ESHTE THELBESISHT E LIGJSHME,
BAZUAR NE KUSHTETUTEN E VENDIT,
RREGULLOREN E KUVENDIT, PIKA IME E REFERIMIT SI DEPUTET DHE KRYETARI I KOMISIONIT PER EKONOMINE E FINANCAT!

Pra nuk kam urdheruar kend, nuk eshte ne tagrin tim te urdheroj,
kam kerkuar te disponoj kete informacion!

Mund ta kisha adresuar kete kerkese edhe tek ty, direkt,
por nuk me intereson ti,
me intereson zbatimi i ligjit njesoj per te gjithe dhe,
pa as me te voglin diskutim, me interesojne te ardhurat ne buxhetin e shtetit.
Eshte detyre e imja kjo.

Mendoja se deklarime te tilla, ti ne krye te FSHF i beje online,
si te gjithe, madje sic ne bizneset e tua te shumta.

Por nga pergjigja e pare marre nga Tatimet, me rezultoi se ti nuk e ben kete per te gjithe.

Ndaj jam detyruar te detajoj informacionin qe kerkoj, duke kerkuar listen e te punesuarve-e ben edhe biznesi i vogel kete, listen e te kontraktuarve-e ben cilido tatimpagues kete,
shumat e paguara si rroga, shperblime, bonuse etj, perfshire shumat ne zbatim te kontratave si dhe tatimin ne burim paguar per to ne baze te ligjit perkates per te ardhurat personale.

Jane te ardhura te tauteshme te detajuara ne ligj keto.

Cfare ka ketu per panik?
Perse je trembur Armand?

Nuk me intereson hic sa para merr e ndan ti, po fare.
ME INTERESON A E MERR APO JO BUXHETI I SHTETIT TATIMIN QE PARASHIKON LIGJI PER KETO TE ARDHURA!

Pra,
cdo gje eshte e ligjshme nga germa e pare deri tek e fundit!

Parate qe ti besojne te tjeret,
perdori si te duash kur komuniteti qe ti perdor te lejon te besh qef dhe as qe me duhet.

Per parate e tatimeve te percaktuara me ligj do pergjigjesh njesoj si ai biznesi i vogel aty rreth e rrotull selise tende!

Me pelqen qe e ke frike ligjin Armand!
Por ne fillim bindju, zbatoje deri ne qindarken e fundit!

Dy fjale per gazeten Panorama Sport;
Kryeredaktor, mendoj qe ti duhet te mesohesh ti referohesh fakteve, kjo e para, pastaj komentet beji si te duash.

Letra qe perdor, nuk ka asnje urdher ne permbajtje, eshte teresisht e ligjshme ne rastin kur ti i referohesh Kushtetutes, ligjit, rregullores.

Termat “urdher”, “sulm” etj si keto,
nuk kane lidhje me te verteten, faktet, dokumentet.

Kujtoja se te kerkosh transparence referuar permbushjes se interesit publik-kete here tatimet e paguara ne buxhetin e shtetit,
eshte detyrim edhe ne median tende.

Por kur behet fjale per FSHF-ne, ti tjetersohesh!

Madje kujtoja se kur ti paguan regullisht tatimet, ke interes qe kete ta bejne kaq ligjshmerisht edhe te tjeret.

Por perseri, kur behet fjale per FSHF, ti harron qe per vete paguan tatim mbi rrogen, shperblimet, bonuset!

Epo une nuk e bej dot kete!

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Braçeduka
Pas

Panik dhe tmerr në avion, motori shpërthen dhe thyen dritaren. Rryma e ajrit thith menaxheren (Video)

Para

Xhaçka takim me sekretarin e mbrojtjes: Kërkojmë prezencë ushtarake të SHBA-së në vendin tonë

Para
Xhaçka takim me sekretarin e mbrojtjes: Kërkojmë prezencë ushtarake të SHBA-së në vendin tonë

Xhaçka takim me sekretarin e mbrojtjes: Kërkojmë prezencë ushtarake të SHBA-së në vendin tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.